Pleurat Himaduna zbulon prapaskenat e sportit në ish-Jugosllavi: Çdo gjuhë kishte komentatorët e saj
I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit”, gazetari sportiv Pleurat Himaduna ndau kujtime nga periudha e transmetimeve sportive në ish-Jugosllavi, duke treguar mënyrën se si organizohej mbulimi mediatik i ngjarjeve më të rëndësishme sportive në rajon dhe në Europë.
Sipas Himadunës, gazetarët dhe komentatorët sportivë të asaj kohe kishin mundësi të ndiqnin nga afër kampionate të rëndësishme të futbollit, basketbollit dhe vaterpolit, ndërsa udhëtonin shpesh për të raportuar nga aktivitetet më të mëdha sportive.
"Kemi dëgju në Evropë për transmetimet, kampionatet e vaterpolit, basketbollit, futbollit, çdo gjë. Kështu që kemi pas rastin edhe me udhtu me gazetarët e përmendun."-shtoi Himaduna.
Ai solli në vëmendje edhe strukturën e veçantë të sistemit të transmetimeve në ish-Jugosllavi, e përbërë nga gjashtë republika dhe dy krahina autonome, ku secila gjuhë kishte hapësirën dhe përfaqësimin e saj në komentimin e ndeshjeve.
"Atje ka qenë gjashtë republika edhe dy krahina. Domethënë çdo gjuhë ka qenë në vete e prezantume në komentime edhe te komentatorët edhe çdo gjë."-tha Himaduna.


