Nga emocionet e turneut te skuadra e zemrës / Laska zbulon se kë mbështet: Unë jam me...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2026, 22:46
Për të gjithë ata që nuk janë ekspertë të futbollit, Kupa e Botës mbetet një festë plot emocione që duhet shijuar në maksimum, ndërsa e ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Aiola Laska ka ndarë jo vetëm këtë këndvështrim, por ka zbuluar edhe kombëtaren e saj të zemrës: Argjentinën.
"Për ne personat që nuk jemi ekspertë të fushës, normalisht që Botërori është një emocion, është një event shumë i rëndësishëm për t'u parë, për t'u ndjekur dhe për ta shijuar. Unë vetë jam me Argjentinën", u shpreh Laska.

