"Mesi spektakolar“/ Demi: Argjentina nisi e hutuar, por fitorja rrëzoi skeptikët

I magjepsur nga loja e Argjentinës dhe performanca spektakolare e Lionel Mesit, Klajv Demi ka ndarë përshtypjet e tij në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, duke theksuar se magjia e yllit argjentinas i kujtoi kohët e tij të arta te Barcelona dhe i dha të drejtë parashikimit të tij kundër skeptikëve.

"Kisha një interes shumë të madh për të parë Argjentinën, sidomos Mesin, që mu rikujtua ai Mesi i ashtuquajtur alien i Barcelonës me atë performancën e jashtëzakonshme që bëri mbrëmë, që nuk të linte të zinte gjumi, vetëm nga loja e bukur që u bë. Pak në fillimin e të dy pjesëve, pashë një Argjentinë pak të hutuar, por me kalimin e minutave, fillonin dhe sistemoheshin dhe gjithçka shkonte në vendin e vet.

Nga çpasat e gjatë, pasimi, rikuperimi i topit, më duket nga De Paul, që u bë goli i parë i Mesit, që ishte për mendimin tim një perlë. Dhe sinqerisht më doli ai parashikimi që kisha bërë kështu që jam i lumtur edhe për ato që u thanë mbrëmë që Argjentina do të ketë një barazim ose një humbje", u shpreh Demi.

EMISIONET