VIDEO/ Pjesa e parë Angli-Kroaci, thjesht spektakolare! Ballkanasit rikthejnë dy herë baraspeshën

VIDEO/ Pjesa e parë Angli-Kroaci, thjesht spektakolare! Ballkanasit

Kroacia ishte ajo që eliminoi Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018, duke lënë një kujtim të hidhur për anglezët, megjithëse në përballjet e fundit bilanci anon më shumë nga “Tre Luanët”.

Në gjashtë ndeshjet e fundit mes tyre, Kroacia ka një fitore, një barazim dhe katër humbje, ndërsa në total Anglia kryeson me 6 fitore ndaj 3 të kroatëve në 11 takime.

Sa i përket formacioneve, trajnerët Thomas Tuchel dhe Zlatko Dalić kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë, me synimin për të marrë maksimumin nga kjo përballje që pritet me interes të lartë.

REZULTATI LIVE:

Angli 2-2 Kroaci

Kane (P) 12′, 42′ / Baturina 36′, Musa 45+5′

NGJARJET KYESORE:

45+6′ Mbyllet pjesa e parë!

45+5′ Goool Kroacia 2-2/ Perisic lë një top të bukur me kokë për Musan, i cili me të djathtën e çon drejt rrjetës. (Video)

45′ Akordohen 5 minuta shtesë.

42′ Goool Anglia 2-1/ Rice kroson nga këndorja dhe Kane godet me kokë duke kaluar sërish në avantazh anglezët. (Video)

36′ Goool Kroacia 1-1/ Sucic lëviz mjaft bukur në zonë dhe asiston për Baturinan, i cili me një predhë nga jashtë zone ndëshkon Pickford. (Video)

12′ Goool Anglia 1-0/ Harry Kane nuk gabon penalltinë e dytë. (Video)

10′ Harry Kane godet dhe ndalet nga Livakovic. Gjithsesi, VAR ndërhyn dhe vendos që penalltia të përsëritet. 

9′ Penallti për Anglinë! Modric pengon në zonë madueken dhe gjyqtari akordon një 11-metërsh.

1’ Starton sfida në Teksas!

EMISIONET