Rozalb Lila zbulon surprizat e Botërorit: Spanja dhe Portugalia zhgënjejnë ndërsa Argjentina e Franca do...
Rozalb Lila, i ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, analizoi ecurinë e skuadrave kryesore në ndeshjet e para të Kampionatit Botëror, duke ndalur te ekipet që kanë bindur me paraqitjet e tyre dhe ato që kanë mbetur nën pritshmëri.
Sipas tij, ky edicion i Botërorit po zhvillohet me një dinamikë ndryshe nga turnetë e mëparshëm, pasi kalendari i ngjeshur nuk u jep skuadrave hapësirë për gabime apo lëshime në sfidat e para.
"Argjentina e ka nisur mjaft mirë, Franca tregoi nivel cilësor në pjesën e dytë. Nga ekipet e tjera Gjermania bindi, edhe pse kishte një ndeshje të thjeshtë."-tha ai.
Lila vlerësoi paraqitjet e Argjentinës, Francës dhe Gjermanisë, duke i konsideruar si skuadrat që kanë dhënë sinjale pozitive në startin e kompeticionit.
Në të kundërt, ai u ndal te Spanja dhe Portugalia, të cilat sipas saj nuk kanë arritur ende të shfaqin potencialin e plotë në fushë.
"Spanja ka zhgënjyer në sfidën e parë. Ka një lojë shumë horizontale, ashtu si edhe Portugalia. Mbetet të shohim në vijim sepse është një kalendar i ngjeshur."-shtoi Lila.


