Statistikat/ Ronaldo në krizë goli prej 10 ndeshjesh, Portugalia zhgënjen në hapjen e Botërorit 2026

Statistikat/ Ronaldo në krizë goli prej 10 ndeshjesh, Portugalia

Portugalia ka nisur Kupën e Botës 2026 me një barazim 1-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos, në një ndeshje ku paraqitja ofensive e skuadrës ka lënë shumë për të dëshiruar.

Ekipi portugez regjistroi vetëm shtatë goditje gjatë gjithë takimit, një statistikë që përbën nivelin më të ulët të tij në një ndeshje të Botërorit që prej vitit 2002, kur ishte përballur me Korenë e Jugut. Ky fakt ka ngritur shqetësime për formën e repartit sulmues në prag të ndeshjeve vendimtare të turneut.

Në qendër të vëmendjes mbetet edhe Cristiano Ronaldo, i cili po kalon një periudhë të vështirë përpara portës. Sulmuesi ka regjistruar tashmë 10 ndeshje radhazi pa shënuar në kompeticionet madhore me Portugalinë, përfshirë Botëror dhe Europian.

Gjatë kësaj serie, Ronaldo ka tentuar 33 goditje drejt portës, 11 prej tyre në kuadrat, por pa arritur të gjejë golin.

Statistikat ngrenë pikëpyetje mbi formën e Portugalisë në fazën ofensive, teksa skuadra pritet të kërkojë reagim në ndeshjet e ardhshme të grupit.

EMISIONET