Pano: Kampionat për t'u ndjekur, surprizat nuk kanë mbaruar dhe ekipet e vogla kanë rritje të jashtëzakonshme
Ish-futbollisti i njohur, Ledio Pano, i ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, ka analizuar ecurinë e deritanishme të kompeticionit, duke vënë theksin te rritja e jashtëzakonshme e skuadrave që konsiderohen "të vogla", veçanërisht atyre afrikane, dhe duke paralajmëruar se surprizat e bukura sapo kanë filluar.
"Po besoj se surprizat kanë qenë të bukura.
Duke filluar nga Zvicra, duke filluar e fundit Portugalia mbasdite.
Sigurisht që kemi parë pothuajse të gjithë ekipet e mëdhaja që pretendojnë për fitimin e kupës. Luan Anglia me Kroacinë. Pa diskutim që është një kampionat i cili është për t'u ndjekur.
Prandaj, siç e thashë surprizat do vazhdojnë nuk kanë mbaruar.
Dhe besoj që siç e thashë është një kampionat për t'u ndjekur. Ato ekipe që ne mendojmë që janë të vogla sigurisht që kanë një rritje të jashtëzakonshme. Po e shohim të paktën këto ekipet e Afrikës kanë një rritje të jashtëzakonshme sepse pothuajse shumica luajnë në Europë", u shpreh Ledio Pano.

