Neymar tenton me binjaket por merr pergjigjen që nuk e priste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2023, 13:41

Sulmuesi i PSG, Neymar nuk e ka aspak problem qe është vendosur në qëndër të kritikave nga tifozët, klubi e shokët e skuadrës.
Pasi nuk e përjetoi aspak humbjen me Bayernin dhe disfatat në kupë e kampionat, sulmuesi vazhdon të ndjekë një stil jete të ngjashëm me atë të shumë brazilianëve në të shkuarën.
Sipas mediave franceze, gjatë ditëve të fundit, sulmuesi ka tentuar të fusë në shtrat dy binjake, por ato kanë refuzuar në mënyrë kategorike. Volejbollistet braziliane Key dhe Keyt Alves rrëfyen ofertën që ju ka bërë ylli i Selecaos.

