Muriqi thyen kampionët. Shikoni golin spektakolar që i shkaktoi Realit humbjen e tretë sezonale
Një gol që do ta mbajë mend gjatë edhe pse jo i pari ndaj Real Madrid. Vedat Muriqi shënon ndaj skuadrës së Carlo Ancelotti-t në stadiumin e ishullit spanjoll.
Goli i Muriqit i siguroi me pas Mallorca-s suksesin shumë të rëndësishëm në garën për mbijetesën duke i shkaktuar edhe Realit një humbje të papritur. Kjo është disfata e tretë e klubit mbretëror këtë sezo në La Liga.
Disfata e skuadrës së Ancelotti-t e largon edhe më shumë nga Barcelona kryesuese që ka mundësinë të zgjerojë diferencën pasi do të luajë në mbrëmje kundër Sevilla-s në “Camp Nou”. Ky është goli i nëntë sezonal për Murriqin që ngjitet në vendin e tretë të renditjes së golashënuesve të La Liga-s.
Shikoni golin e shqiptarit;