Milan, Pioli ia faturon gjyqtarit fajin e humbjes në derbi

“Isha i insatosur me gjyqtarin në fund sepse pashë shumë situata ku veproi me dy standarte”.
Ky është komenti që bëri trajneri i Milanit, Stefano Pioli në lidhje me gjykimin, duke kërkuar alibi për disfatën në derbin e parë të Europës që shkoi për llogari të Interit. Trajneri kuqezi nuk arrin ta përtypë sjelljen e xhaketës së zezë Gil Manzano në shumë situata, ku sipas tij, spanjolli duhej që minimalisht të ndëshkonte interistët ashtu siç bëri me disa lojtarë të skuadrës kuqezi.
Në vijim Pioli bëri një koment për sulmuesin Rafael Leao, duke theksuar se ka shumë shpresa që ai të rikuperohet për ndeshjen e datës 16 edhe pse është ende herët për të folur.
“Në 7 minutat e para Interi nuk kishte hyrë asnjëherë në zonën tonë dhe në goditjen e parë të këndit shënuan gol”, shtoi tekniku milanist në analizën e tij duke u bërë edhe objekt talljesh në rrjetet sociale për mënyrën se si mori përsipër përgjegjësitë për këtë disfatë që mund të shkatërrojë gjithë sezonin e Milanit.

