"Messi vlerësohet për modestinë"/ Ruçi: Spanja krahasohet me “kukull Barbie”
Në një lidhje direkte për emisionin sportiv “Sport Focus”, ishte ish-futbollisti Vasil Ruçi, i cili komentoi performancën e kombëtareve në garat ndërkombëtare, duke u ndalur si te Lionel Messi ashtu edhe te kombëtarja e Spanjës.
Gjatë diskutimit, Ruçi vlerësoi figurën e Messit për qetësinë dhe mënyrën e tij të të luajturit, duke e konsideruar një nga lojtarët më modestë në futboll.
“...më e bukura e Messit është që janë intervistat e tij, gjatë gjithë kohës ai ka qenë një njeri modest, njeri i cili asnjëherë nuk është ankuar për gjithë kohën. Fjalë i ka pasur të pakta, apo punën e ka pasur shumë të madhe. Dhe unë besoj, është nga njerëzit më modest në botë dhe nga njerëzit më të mirë në botë.”-tha Ruçi.
Në vijim të bisedës, ai u ndal edhe te Spanja, duke e komentuar lojën e saj në një stil më kritik, në raport me pritshmëritë e larta që ka kjo kombëtare.
“Më duket si ajo kukulla Barbie, që sa e vë në një dorë pak të fortë, fillon e qan e ulërin. Por besoj e ka futbollin brenda dhe varet gjithmonë se sa e fortë do të jetë.”-u shpreh ish futbollisti.


