Marrëveshja SHBA-Iran drejt firmës elektronike/ Ndryshon plani për nënshkrimin e madh diplomatik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Irani dhe ndërmjetës ndërkombëtarë po diskutojnë mundësinë që një memorandum mirëkuptimi të mos nënshkruhet fizikisht të premten, por të firmoset në mënyrë elektronike që të mërkurën.
Sipas burimeve diplomatike, nëse arrihet dakordësia, dokumenti mund të hyjë në fuqi menjëherë në disa pjesë të tij, veçanërisht ato që lidhen me hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Po ashtu, po shqyrtohet edhe mundësia që publikimi i tekstit të marrëveshjes të bëhet më herët, pasi ka presion për transparencë.
Megjithatë, Irani kërkon që përmbajtja të mos bëhet publike para nënshkrimit, ndërsa SHBA ende nuk ka vendosur një datë përfundimtare për publikimin.
Ndërkohë, pritet një takim i ri mes delegacioneve amerikane dhe iraniane të premten në Zvicër, ku do të diskutohen hapat për programin bërthamor të Iranit. Procesi mbetet ende i hapur, pasi ka versione të ndryshme mbi mënyrën dhe kohën e firmosjes së marrëveshjes.

