Çmenduria në Spanjë, portieri shënon në shtesë por pëson edhe gol. Shihni videon

Çmenduria në Spanjë, portieri shënon në shtesë

Nga kampionati rajonal spanjoll na vjen një perlë që nuk duhet humbur. Në kampionatin valencian, Grupi 1 u luajt ndeshja e radhës mes Vinaros dhe Peniscolas me këta të fundit që kishin gjetur avantazhin që në pjesen e parë.

Vendasit, të mbështetur edhe nga tifozët ishin hedhur në sulm për të kërkuar barazimin dhe në sekondat e fundit të ndeshjes edhe portieri i Vinaros hidhet përpara për të shënuar.

Dhe në fakt ashtu ndodh, janë minuta të çmendura ku gardiani i ekipit vendas me një gjuajtje mjeshtërore shënon duke bërë të çmenden komentatorët dhe tifozët.

Por…por autori i golit harron që ka edhe disa sekonda të tjera të cilat miqtë i shfrytëzojnë duke shënuar nga mesi i fushës. Është çmenduri totale, shihni videon./Ora News/.

 

EMISIONET