Mamdani kërkon arrestimin e Netanyahut në New York: Do të zbatojmë atë që na lejon ligji

Mamdani kërkon arrestimin e Netanyahut në New York: Do të

Kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të arrestohet nëse viziton qytetin për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, Mamdani i është referuar urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. 

Mamdani e cilësoi Netanyahun "kriminel lufte" dhe tha se administrata e tij do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore, pa ndryshuar legjislacionin ekzistues.

"Do të bëjmë gjithçka që na lejon ligji", u shpreh ai.

Megjithatë, ekspertët ligjorë theksojnë se një arrestim i tillë është praktikisht i pamundur.

Gjykata Penale Ndërkombëtare nuk ka juridiksion në SHBA. Ligji federal ndalon autoritetet lokale të bashkëpunojnë me të dhe mbron zyrtarët e huaj nga arrestimi. Edhe guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul, ka deklaruar më herët se kryebashkiaku nuk ka kompetenca për një veprim të tillë.

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest ndaj Netanyahut për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza, akuza që Izraeli i mohon. Pavarësisht deklaratave të Mamdanit, Netanyahu ka bërë të ditur se nuk do të heqë dorë nga pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

EMISIONET