Mister mbi udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei nuk shfaqet në publik...

Mister mbi udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei

Misteri rreth udhëheqësit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, është thelluar pas pretendimeve se ai nuk ndodhet në territorin iranian. Që prej marrjes së detyrës pas vdekjes së babait të tij, Ali Khamenei, ai nuk është shfaqur në publik dhe komunikimet e tij kanë qenë vetëm përmes deklaratave të shkruara.

Mediat e huaja bëjnë me dije se janë ngritur pikëpyetje edhe mbi autorësinë e mesazheve të publikuara në emër të tij, ndërsa raportohet për tensione dhe përplasje të brendshme mes strukturave të larta të pushtetit në Iran.

Situata vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar për vendndodhjen e Mojtaba Khameneit apo për zhvillimet e fundit brenda udhëheqjes iraniane.

EMISIONET