Përshkallëzohet përplasja SHBA-Iran në Lindjen e Mesme/ Dy ushtarë amerikanë të vr*rë dhe një i zhdukur në Jordani

Dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas një sulmi iranian ndaj një baze ushtarake amerikane në Jordani.
Lajmi u konfirmua nga Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane, ndërsa përplasja mes Uashingtonit dhe Teheranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme.
Ushtria amerikane ka përfunduar natën e tetë radhazi të sulmeve ndaj objektivave ushtarake në Iran, duke shënjestruar mbrojtjen ajrore, sistemet e mbikëqyrjes bregdetare dhe infrastrukturën ushtarake.
Sipas Gardës Revolucionare, Irani ka goditur me raketa dhe dronë edhe bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrein. Në këtë klimë tensioni, udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkelje të përsëritura të marrëveshjeve dhe vuri në pikëpyetje besueshmërinë e Uashingtonit.
"Shkeljet e përsëritura të marrëveshjes nga ana e Shteteve të Bashkuara provuan edhe një herë se firma e presidentit amerikan është e pavlefshme. Amerika ka treguar fytyrën e saj të vërtetë dhe duhet ta dijë se populli iranian dhe Fronti i Rezistencës kanë mësime të paharrueshme për të."
Përshkallëzimi i konfliktit ka tronditur edhe tregjet ndërkombëtare, duke e rikthyer çmimin e naftës amerikane mbi 80 dollarë për fuçi, ndërsa frika për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme vazhdon të rritet.


