Vllaznia zyrtarizon afrimin e Patrik Bardhit!

Vllaznia zyrtarizon afrimin e Patrik Bardhit!

Vllaznia ka vijuar lëvizjet në merkato, teksa klubi shkodran ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Patrik Bardhi për sezonin 2026-2027.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kuqeblu nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ku i uron mirëseardhjen futbollistit dhe sukses me fanellën e Vllaznisë.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Patrik Bardhit, i cili do të jetë pjesë e familjes kuqeblu për sezonin 2026-2027. Një futbollist me cilësi, ambicie dhe uri për sukses, që vjen për të dhënë kontributin e tij në rrugëtimin e Vllaznisë drejt objektivave të reja”, thuhet në reagimin e klubit.

Në mbyllje të njoftimit, drejtuesit kuqeblu i kanë uruar sulmuesit shëndet, suksese dhe sa më shumë fitore së bashku me tifozërinë shkodrane.

EMISIONET