FOTO+VIDEO/ Vala përfshin edhe Norvegjinë! Shqiptarët në Oslo ngrihen në protestë kundër “Zvërnecit”

Vala e protestave të diasporës shqiptare kundër projektit të Zvërnecit ka mbërritur edhe në Oslo të Norvegjisë.

Qindra shqiptarë janë mbledhur, duke iu bashkuar organizimeve masive që po ndodhin paralelisht në shumë metropole të tjera të botës.

FOTO+VIDEO/ Vala përfshin edhe Norvegjinë! Shqiptarët në

Me flamuj kuqezi dhe pankarta me mesazhe të forta, shqiptarët kanë kërkuar rrëzimin e qeverisë.

Protestuesit kanë ngritur zërin kundër projekteve abuzive, duke kërkuar llogaridhënie dhe drejtësi për shkatërrimin e pasurive kombëtare në Shqipëri.

FOTO+VIDEO/ Vala përfshin edhe Norvegjinë! Shqiptarët në

Ky tubim vjen në një moment mjaft të ndezur, pasi vërehet një koordinim i gjerë i diasporës në rang global, me protesta të ngjashme që po zhvillohen nga Uashingtoni dhe Londra, e deri në Berlin, Vjenë, Firence, e Milano, ndërkohë që në Tiranë revolta qytetare ka zbritur masivisht në shesh.

LIVE/PO NDODH - Nis protesta e 7-të në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit

EMISIONET