PO NDODH/ Nis protesta e 7-të në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit (FOTO+VIDEO)
Ka nisur në Sheshin Skënderbej, protesta e shtatë kundër qeverisë së Edi Ramës, në lidhje me projektin e Zvërnecit.
Me pankarta në duar mijëra qytetarë janë mbledhur në shesh ku kërkojnë dorëheqjen e Ramës.
Përgjatë ditëve të protestave, revolta është zhvilluar jo vetëm në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë, por edhe në rrugët e kryeqytetit.
Shqiptarët kanë dalë në protestë edhe në qytete të tjera si Korça, Vlora, Durrësi, Fieri, Shkodra, etj.

Po ashtu, protesta janë organizuar edhe në qytetet evropiane si Londra, Berlini, Mynihu apo Milano, ndërsa të tjera janë thirrur edhe në SHBA dhe Kanada.
VIDEO - LIVE/ NDIQNI PROTESTEN NE TIRANE

