HANI FRUTA E PERIME! Këshillat për ushqim të shëndetshëm gjatë ditëve të nxehta! Garruci: Konsumoni 2–3 litra ujë në ditë dhe ushqime me vitamina
Frutat dhe perimet duhet të jenë baza e menusë gjatë muajve të verës. Ekspertët këshillojnë konsumimin e 2 deri në 3 litrave ujë në ditë, si dhe një regjim të balancuar ushqimor për të përballuar temperaturat e larta dhe për të ruajtur shëndetin.
Gjatë ditëve të nxehta të verës duhet të jemi më të kujdesshëm me ushqimin dhe hidratimin.
Nutricionistja Arlinda Garruci këshillon konsumimin e 2 deri në 3 litrave ujë në ditë, frutave dhe perimeve të stinës, si dhe kujdes të veçantë për mineralet që trupi humbet përmes djersitjes.
Rritja e temperaturave kërkon më shumë vëmendje ndaj mënyrës së ushqyerjes dhe hidratimit.
Nutricionistja Arlinda Garruci, në një intervistë për Ora Neës, rekomandon konsumimin e 2 deri në 3 litrave ujë në ditë, si dhe përfshirjen në dietë të frutave dhe perimeve të stinës, të pasura me ujë, vitamina dhe minerale.
Garruci këshillon gjithashtu konsumimin e perimeve me gjethe jeshile dhe ushqimeve të pasura me minerale, për të kompensuar elementët që organizmi humbet gjatë ditëve të nxehta.
Sipas nutricionistes, vera sjell edhe një interes më të madh për dietat e dobësimit. Ajo thekson se personat që synojnë të humbasin disa kilogramë mund të arrijnë rezultate të mira nëse ndjekin një regjim të kontrolluar dhe të balancuar ushqimor.
Megjithatë, humbja e peshës duhet të jetë graduale dhe e shëndetshme. Sipas saj, kujdesi për trupin nuk është një objektiv sezonal, por një angazhim që duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit.


