“KOSOVA ËSHTË ME JU”/ Nga Prishtina para Kryeministrisë: "Jemi me nënën Shqipëri!"! Protestuesit në kor: "UÇK - UÇK"

Mes mijëra qytetarëve që kanë mbushur bulevardin përpara Kryeministrisë, një zë i veçantë ka ardhur nga Kosova, duke i dhënë një tjetër dimension revoltës mbarëkombëtare.

Një protestues i ardhur nga Prishtina ka marrë fjalën, duke bërë thirrje për qëndresë para qeverisë.

Me nota emocionuese, ai u kërkoi protestuesve në Tiranë që të mos zmbrapsen përballë pushtetit, duke i siguruar se vëllezërit nga Kosova janë në krah të tyre në këtë betejë.

“Kam ardhur nga Prishtina! Vetëm një lutje kam për ju, mos u dorëzoni, rezistoni dhe do fitoni! Kosova është me juve, Kosova është me nënën Shqipëri. Poshtë diktatura, rroftë revolucioni!”, deklaroi ai mes brohoritjeve të zjarrta të turmës.

Prania e shqiptarëve të Kosovës në këtë protestë është mirëpritur me duartrokitje të gjata, duke treguar se kauza për mbrojtjen e pasurive kombëtare dhe kundërshtia ndaj modelit qeverisës ka tejkaluar kufijtë shtetërorë.

VIDEO - LIVE/ NDIQNI PROTESTEN NE TIRANE

EMISIONET