KUPA E BOTËS/ Pas lotëve të Messit: Pse pas tripletës foli për “ditë të vështira”

KUPA E BOTËS/ Pas lotëve të Messit: Pse pas tripletës foli

Lionel Messi shpjegoi lotët e derdhur pas golit të parë kundër Algjerisë, duke folur për “ditë të vështira, për çështje shumë larg futbollit” dhe duke falënderuar ekipin për mbështetjen.

Kjo ndodhi para se të shënonte tripletën e tij të parë në Kupën e Botës dhe të thyente rekordin e Klose. Problemi i tij më i thellë, i mbajtur sekret deri tani, lidhet me ankthin për diçka të keqe që mund t’i thyejë zemrën.

Sipas asaj që zbuloi në janar faqja argjentinase Mdz, dhe e ripërsëritur nga shumë media ndërkombëtare, babai i tij, Jorge Messi, është i sëmurë dhe nuk ndodhet në Shtetet e Bashkuara me djalin e tij.

Jorge ka qenë një figurë thelbësore për Leon, duke ndikuar edhe në orientimin e fatit të tij profesional. Ai e shoqëroi talentin e ri, kur ishte vetëm 13 vjeç, në aventurën e tij te Barcelona, nga ku do të fillonte gjithçka.

Në këto ditë, Messi është i rrethuar nga dashuria e shokëve të skuadrës, të cilët e ngushëllojnë në qendrën e blinduar të stërvitjes në Hotel Cascade.

Për më tepër, në orët e fundit, në Kansas City kanë mbërritur nga Miami edhe bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo, dhe tre fëmijët e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro.

Kjo zinxhir dashurie e rrethon dhe e ndihmon atë të përballojë më mirë frikën dhe pasigurinë.

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

EMISIONET