VIDEO/ Portugalia ngec ndaj Kongos në debutimin në Botërorin 2026, Ronaldo në “hije”

Një tjetër rezultat surprizues është regjistruar në Kupën e Botës, teksa Portugalia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kongos në ndeshjen hapëse të Grupit K, të zhvilluar në Houston.
Portugezët e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të. Pedro Neto dërgoi një krosim të saktë nga krahu dhe Joao Neves, me një goditje të bukur me kokë, e ndali topin në rrjetë për 1-0.
Kongo reagoi shpejt dhe në minutën e 11-të iu afrua barazimit me Yoane Wissa, por tentativa e tij përfundoi ngjitur me shtyllën. Loja vijoi me ritëm të qetë deri në fundin e pjesës së parë, kur afrikanët gjetën golin e merituar.
Në kohën shtesë, Wissa shfrytëzoi një krosim të Arthur Masuaku dhe me kokë mposhti portierin portugez.
Në pjesën e dytë, Portugalia tentoi të rikthente avantazhin. Joao Cancelo dërgoi topin në rrjetë në minutën e 55-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Vetëm dy minuta më vonë, Kongo ishte shumë pranë golit të dytë, por goditja e Cedric Bakambu u ndal nga shtylla.
Cristiano Ronaldo pati dy mundësi të arta për të rikthyer epërsinë për skuadrën e tij në minutat 69 dhe 74, por nuk arriti të konkretizonte pas asistimeve të Francisco Conceicao.
Edhe Kongo rrezikoi sërish në minutën e 77-të me Noah Sadiki, goditja e të cilit kaloi fare pranë shtyllës.


