Angli-Kroaci/ Shkelmohet topi i parë në Teksas, “Tre Luanët” përballen me ballkanasit për hakmarrje

Angli-Kroaci/ Shkelmohet topi i parë në Teksas, “Tre

Anglia ka nisur përpjekjen e saj për t’i dhënë fund plot 60 viteve pa një titull botëror, duke u paraqitur në Teksas në sfidën e parë ku përballet me Kombëtarja e Kroacisë, një kundërshtar që e ka mposhtur në një moment historik.

Kroacia ishte ajo që eliminoi Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018, duke lënë një kujtim të hidhur për anglezët, megjithëse në përballjet e fundit bilanci anon më shumë nga “Tre Luanët”.

Në gjashtë ndeshjet e fundit mes tyre, Kroacia ka një fitore, një barazim dhe katër humbje, ndërsa në total Anglia kryeson me 6 fitore ndaj 3 të kroatëve në 11 takime.

Sa i përket formacioneve, trajnerët Thomas Tuchel dhe Zlatko Dalić kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë, me synimin për të marrë maksimumin nga kjo përballje që pritet me interes të lartë.

REZULTATI LIVE:

Angli 0-0 Kroaci

NGJARJET KYESORE:

1’ Starton sfida në Teksas!

EMISIONET