KUPA E BOTËS/ Xhaka, mesfushori në “Top 3” për topa drejt sulmit

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, po dëshmon edhe një herë pse konsiderohet një nga mesfushorët më të besueshëm në futbollin evropian. Ai nuk njihet vetëm me paraqitjet e tij në fushë, por edhe me shifrat mbresëlënëse.
xhakaSipas statistikave, 30.4 për qind e pasimeve të Xhakës gjatë fazës së grupeve janë realizuar në gjysmën e fushës së kundërshtarit, duke dëshmuar rolin kyç në ndërtimin e aksioneve sulmuese të Zvicrës.
Paraqitjet e mesfushorit shqiptar kanë marrë vlerësime edhe nga gazeta gjermane “Kicker”, që i ka cilësuar këto statistika si shifra impresive.
Në këtë renditje, vetëm dy mesfushorë kanë regjistruar përqindje më të lartë se Xhaka. Norvegjezi Martin Odegard kryeson listën me 35.7 për qind të pasimeve drejt sulmit, ndërsa australiani O’Nill renditet i dyti me 34 për qind. Me vendin e tretë në këtë statistikë, Granit Xhaka.
“DHURATË” PARA ALGJERISË Federata e Futbollit të Zvicrës ka nderuar kapitenin e tyre, teksa në kampin e “helvetëve”, mesfushori shqiptar mori një dhuratë nga pjesëtarët e Federatës dhe trajneri Murat Jakin. Atij iu dha një fanellë ku emri i tij ishte i shkruar me shronja të arta. Kjo për shkak se Xhaka ka bërë 150 paraqitje me fanelën zvicerane.


