VIDEO/Pamje nga ajri: Qindra automjete në radhë për karburant, Rusia përballet me mungesa në furnizim!

VIDEO/Pamje nga ajri: Qindra automjete në radhë për karburant,

Pamjet ajrore të publikuara së fundmi tregojnë radhë të gjata automjetesh që presin për t'u furnizuar me karburant në një zonë rurale të Rusisë.

Dhjetëra makina dhe kamionë shihen të rreshtuar përgjatë një autostrade pranë një pike karburanti, duke krijuar kolona të gjata që shtrihen për qindra metra.

Sipas raportimeve, situata vjen si pasojë e problemeve në furnizim, të lidhura me sulmet e përsëritura ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës.

Kriza e karburantit në Rusi kalon në nivel kombëtar, rriten tensionet ekonomike

Këto sulme kanë dëmtuar një pjesë të kapaciteteve të përpunimit të karburanteve, duke shkaktuar ndërprerje në shpërndarje dhe mungesa në disa rajone.

Pamjet po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale dhe janë bërë simbol i presionit që lufta po ushtron mbi infrastrukturën energjetike të Rusisë.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende një reagim të detajuar lidhur me radhët e gjata të krijuara pranë pikave të karburantit. 

EMISIONET