FOTO/ Bebe Rexha relaksohet në Ibiza, këngëtarja shqiptare shkëlqen me bikini leopard pas suksesit të albumit të ri!

Bebe Rexha ka shfrytëzuar disa ditë pushimi në Ibiza, ku është fotografuar duke shijuar diellin dhe detin në bordin e një jahti luksoz.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore tërhoqi vëmendjen me një bikini me motive leopardi, ndërsa u pa duke u freskuar në ujërat e kristalta të Mesdheut dhe duke bërë paddleboarding së bashku me miqtë e saj, raporton The Sun.
Në fotografitë e publikuara, 36-vjeçarja shfaqet e buzëqeshur dhe e relaksuar, duke shijuar disa ditë larg angazhimeve profesionale pas një periudhe intensive me publikimin e albumit të saj më të ri.
Pushimet në “Ishullin e Bardhë” vijnë menjëherë pas pjesëmarrjes së saj speciale në spektaklin britanik “Love Island”, ku Bebe mbajti një koncert intim për banorët e vilës në Mallorca.

Para performancës, artistja krijoi edhe një moment argëtues, kur me humor e quajti konkurrentin Simba një “djalë të keq”, duke i dhënë një këshillë miqësore për sjelljen e tij në spektakël.
Komenti i saj erdhi pasi Simba ishte bërë një nga personazhet më të diskutuar të sezonit për shkak të afrimit me disa nga vajzat e vilës.
Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga artistet shqiptare më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.
Ajo e nisi karrierën si tekstshkruese, duke shkruar hitin “The Monster” për Eminem dhe Rihanna, përpara se të ndërtonte me sukses rrugëtimin e saj si këngëtare.
Më pas, bashkëpunimet me emra si David Guetta dhe Martin Garrix e konsoliduan si një prej zërave më të njohur të muzikës pop dhe dance.
Albumi i saj i parë, “Expectations”, i publikuar në vitin 2018, i siguroi një nominim për çmimin Grammy në kategorinë “Artistja e Re më e Mirë”.
Ndër hitet më të mëdha të karrierës së saj mbetet “I’m Good (Blue)”, bashkëpunimi me David Guetta, i cili dominoi klasifikimet ndërkombëtare pas publikimit në vitin 2022.

Së fundmi, Bebe publikoi albumin e saj të katërt në studio, “Dirty Blonde”, projektin e parë si artiste e pavarur pas largimit nga ish-shtëpia e saj diskografike, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore.

