Shpërthimet në Nord Stream, Gjermania ngre aktakuzë ndaj një ish-ushtaraku ukrainas!

Zyra e prokurorit federal të Gjermanisë ngriti këtë të enjte një akuzë kundër autoriteteve ukrainase për një urdhër sabotimi të tubacioneve të gazit, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Dyshohet se një shtetas ukrainas dhe anëtarë të tjerë të personelit ushtarak hartuan një plan për të shkatërruar tubacioniet Nord Stream 1 dhe 2.
“Serhiy K., siç njihet i dyshuari pasi ligji gjerman ndalon zbulimin e mbiemrit të tij, dhe anëtarë të tjerë të personelit ushtarak, me kërkesë të autoriteteve ukrainase, hartuan një plan për të shkatërruar tubacionet Nord Stream 1 dhe 2", tha zyra e prokurorit gajtë një deklarate, duke kujtuar se tubacionet nënujore u sabotuan me eksplozivë në shtator 2022.
Sipas mediave të huaja, shtetasi ukrainas akuzohet për bashkëpunim në një krim lufte, ndërprerje të shërbimeve publike, shkaktim të një shpërthimi dhe shkatërrim të strukturave.
“Qëllimi ishte të ndërpritej përgjithmonë furnizimi me gaz përmes tubacioneve dhe të parandalohej Rusia nga përdorimi i të ardhurave nga tregtia e gazit për të financuar përpjekjet e saj të luftës”., tha zyra e prokurorit.
"I pandehuri, i cili kryeson një ekip zhytësish profesionistë dhe një ekspert eksplozivësh, hyri në Gjermani me një pasaportë të rreme ukrainase në shtator 2022 dhe hipi në një jaht që kishte marrë me qira duke përdorur dokumente të rreme identifikimi.
Ai dhe bashkëpunëtorët e tij transportuan më pas sasi të mëdha eksplozivësh me performancë të lartë, të gradës ushtarake, përmes ujërave ndërkombëtare në një vendndodhje pranë ishullit danez Bornholm, ku u vendosën në tubacionet nënujore.", tha zyra e prokurorit.
Sergi K. u arrestua në Itali gushtin e kaluar dhe u transferua në Gjermani në nëntor.
Gjykatat gjermane kanë vendosur që çështja bie nën juridiksionin gjerman sepse tubacionet e dëmtuara përfundojnë në Lubmin në shtetin e Mecklenburg-Pomerania Perëndimore dhe humbja e tyre ndikoi në sigurinë energjetike dhe sigurinë e brendshme të Gjermanisë.


