Aktorja e "Bridgerton" rrëfen romancën me një grua: Nuk kam nevojë t’i vendos etiketë vetes!

Aktorja britanike Genevieve Chenneour, e njohur për rolin e Clare Livingston në serialin e suksesshëm të Netflix, “Bridgerton”, ka folur hapur për një romancë që përjetoi me një grua gjatë një udhëtimi pune në ishullin grek të Mykonosit.
28-vjeçarja zbuloi se lidhja ishte spontane, por pranoi se prej kohësh kishte menduar se mund të përjetonte diçka të tillë.
Nuk ishte në planet e mia, por kam menduar për këtë gjatë një pjese të madhe të jetës sime. Kam puthur edhe më parë vajza, por kjo ishte ndryshe, u shpreh aktorja.
Në një rrëfim të sinqertë në rrjetet sociale, ish-anëtarja e ekipit kombëtar britanik të notit të sinkronizuar tha se kjo eksperiencë ndryshoi mënyrën se si e sheh veten dhe marrëdhëniet.
Ajo që ndodhi ma ndryshoi mënyrën si i shoh gjërat. Fakti që arrita ta bëj një grua të ndihej në atë mënyrë, më dha një ndjenjë të papritur fuqie, tha ajo.
Megjithatë, Chenneour theksoi se nuk ndien nevojën ta etiketojë apo ta përkufizojë seksualitetin e saj.
Nuk kam nevojë të vendos një etiketë mbi veten, la të kuptohet aktorja.
Deklaratat e saj vijnë rreth një vit pasi u bë kryefjalë e mediave britanike për një incident të rëndë në Londër.
Në shkurt të vitit 2025, Genevieve u sulmua gjatë një tentative grabitjeje në një lokal të zinxhirit Joe & The Juice në Kensington High Street, ku një 18-vjeçar tentoi t’i rrëmbente telefonin, ndërsa një person tjetër e kërcënoi me thikë. Si pasojë e përleshjes, aktorja pësoi tronditje në tru.
Në korrik 2025, 18-vjeçari Zakariah Boulare u dënua me 22 muaj burg për vjedhje dhe sulm fizik, ndërsa personi që e kërcënoi me thikë nuk u identifikua dhe nuk u morën masa të mëtejshme ndaj tij.
Pas ngjarjes, Genevieve vendosi të largohej nga Londra dhe të jetonte me nënën e saj, pasi nuk ndihej më e sigurt në kryeqytetin britanik.
Ajo ka treguar se trauma e sulmit ndikoi rëndë në shëndetin e saj mendor, duke zhvilluar agorafobi dhe frikë nga dalja vetëm në publik.
Për shkak të traumës nuk mund të dilja nga shtëpia. Edhe kur dilja, doja të isha gjithmonë me dikë, por ndihesha sikur isha barrë për të tjerët. Është një spirale shumë e errët në të cilën mund të humbasësh lehtësisht, kishte deklaruar më herët aktorja në një intervistë për BBC.
Sot, Genevieve Chenneour thotë se po përpiqet të ecë përpara, ndërsa rrëfimi i saj për romancën në Mykonos dhe përballjen me traumën ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.


