“Hosana” botërore për Spanjën/ Jehonë mediatike e jashtëzakonshme për fitoren në Botëror

Triumfet duhet të arrihen, por edhe duhet të tregohen.
Kur të kalojnë vitet apo dekadat, duhet të mbeten kujtimet, dokumentimet, dhe mediat në të gjithë rruzullin I dhanë jehonë suksesit të madh të Spanjës në Botëror.
“Një dush historik, – shkruan “Marka” e mrekulluar, – Spanja kualifikohet për në finalen e dytë të Botërorit pasi anuloi Francën!”
“Të mëdhenj, – është titulli I së përditshmes tjetër të kryeqytetit “AS”, – një Spanjë e jashtëzakonshme nuk I lejoi asgjë Francës dhe kalon në finale në Nju Jork!”
“Sa të mëdhenj, – shkruan edhe “El Mundo Deportivo” nga Katalonja, me foton padyshim të yllit të Barcelonës, Lamin Jamal – Të kuqtë luajtën një ndeshje sensacionale!”
Gazeta “Sport” po nga Barcelona, ka të njëjtin titull: Sa të mëdhenj, ndeshje sipërore e Spanjës, që bllokoi Francën dhe kaloi me mjeshtëri për në finalen e Botërorit!”
“Yje që këputen, – është titulli I trishtuar I prestigjiozes “L’Ekip” nga Parisi, – të pafuqishëm përpara të kuqve, ata nuk ia dolën që të kualifikohen për herë të tretë në finalen e Botërorit!”
“Një varrezë madhështore, – komenton “Lë Parizië”, me foton e një Mbapeje të dëshpëruar në kopertinë, – Blutë, në humbje që në pushim, nuk gjetëm vetveten përpara Armadës spanjolle!”
Ja edhe e përditshmja “Syd Uest”: Një disfatë kombëtare! Në këtë 14 korrik blutë humbën rastin për të qepur yllin e tretë botëror në fanelë! Spanja ishte dominuese!”
Po nga Franca, “La vua dy Nord” titullon: Ëndrra e thyer! Kupa e Botës, aventura e mrekullueshme e ekipit të Francës mori fund brutalisht me një humbje të hidhur në gjysmëfinale! Zhgënjimi është I pamasë”.
“Mirupafshim Francë, – ironizon “La Gazeta delo Sport”, – Spanja në finale pas 16 viteve! Blutë ishin të shpërfytyruar, Mbape një dështim, sonte sfida Angli-Argjentinë!”
“Franca e tronditur dhe e ngrirë, – titullon bulevardeskja “Bild” nga Gjermania, – eliminim botëror në Ditën e Festës Kombëtare! Pa asnjë shans ndaj Spanjës! Yjet zbresin në tokë!”
Gazeta “Publiko Kebramar” nga Portugalia: Botërori! Spanja çmonton Francën dhe do të vazhdojë të luftojë për titullin e dytë!”
Ja edhe “Lanse” nga Brazili: Finaliste e Kupës! Revolucioni spanjoll I imponohet Francës favorite! Spanja arrin serinë më të gjatë të pathyeshmërisë pas fitores!”


