"Franca si Vllaznia e Shkodrës!" / Zeka: Vetëm kush s'merr vesh nga futbolli thotë se meritonin finalen, me Spanjën s'bëhet shaka

Xhevdet Zeka, ka bërë një krahasim të papritur mes eliminimit të Francës dhe skuadrës së Vllaznisë së Shkodrës, duke theksuar se "gjelat" e mbyllën rrugëtimin e tyre me meritë pasi e vlerësuan ndeshjen më shumë në media sesa në fushë përballë një Spanje që nuk fal.

"Do të thosha kështu që për mua ka arritur kampionati në nivelin e një kampionati botëror në shumë aspekte, me të vërtetë, shumë i bukur. Nuk e di pse ndonjëherë tani kam filluar t'i bëj këto krahasimet dhe në Shqipëri, po s'do ta them se nuk mund të krahasohen dy gjëra krejt të kundërta. Po më duket që Franca e mendoi se e fitoi ndeshjen në media, në optimizëm, në grup, të gjithë, makinë e rëndë, artileri e rëndë, do t'i shtypim të gjithë, jemi kampionë, ambienti në Francë të gjitha. Ndonjëherë më kujtonte Vllazninë e Shkodrës që vinte edhe kështu, një vit festuan 'do mbysim Egnatian, do mbysim Egnatian, e kemi rrahur tre herë'. E dyta është që nuk mund të bësh shaka me Spanjën.

Nuk mund të bësh shaka me Spanjën, sepse realisht tashi vetëm mos të jesh të marrësh vesh nga futbolli të thuash që kjo Francë e meriton të shkojë në finale", u shpreh Zeka.

EMISIONET