Real Madrid kërkon pasuesin e Courtois, Unai Simon ngjitet në krye të listës së madrilenëve

Real Madridi ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen e portës së tij dhe një nga emrat që po fiton gjithnjë e më shumë terren në listën e klubit është ai i Unai Simon.
Sipas raportimeve, shqetësimet fizike të fundit të Thibaut Courtois gjatë grumbullimit me Belgjikën nuk rezultuan serioze, megjithatë ato kanë rikthyer debatin brenda klubit për nevojën e përgatitjes së një pasuesi afatgjatë të portierit belg.
Edhe pse Courtois pritet të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri, drejtuesit e Real Madridit nuk dëshirojnë të rrezikojnë dhe po planifikojnë me kohë të ardhmen e repartit të portës.
Në skuadër vazhdon të jetë edhe Andriy Lunin, por ukrainasi nuk duket se e ka fituar plotësisht besimin e klubit për të marrë rolin e titullarit sapo Courtois të largohet ose të mos jetë më zgjedhja e parë.
Transferimi që askush nuk do ta priste, Mourinho i kërkon Real Madridit afrimin e veteranit kroat
Për këtë arsye, emri që bind më së shumti drejtuesit madrilenë është ai i Unai Simon. Portieri 29-vjeçar konsiderohet si një profil ideal falë përvojës së tij, paraqitjeve të qëndrueshme dhe njohjes së plotë të La Ligës.
Simon është portieri titullar i Kombëtares së Spanjës nën drejtimin e Luis de la Fuente dhe paraqitjet e tij në Kupën e Botës vetëm sa e kanë forcuar reputacionin e tij në arenën ndërkombëtare.
Në turneun botëror ai regjistroi një seri mbresëlënëse prej 650 minutash pa pësuar gol, duke vendosur një rekord historik që la pas emra legjendarë si Walter Zenga dhe Iker Casillas. Kjo ecuri u ndërpre vetëm në përballjen ndaj Belgjikës.
Te Real Madridi vlerësojnë veçanërisht sigurinë e Simonit mes shtyllave, personalitetin e tij në ndeshjet me presion të lartë, si edhe aftësinë për të ndërtuar lojën nga prapavija.

