Halili: Në rast të ndonjë rezultati të favorshëm në ndeshjet e tjera, Vllaznia mund të toleronte ndaj Laçit
Gazetari, Erjon Halili i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se për mbijetesën në Superiore ishin 5 skuadra në lojë dhe se në rast të ndonjë rezultati të favorshëm në ndeshjet e tjera, Vllaznia mund të toleronte ndal Laçit.
Halili: Nëse në ‘Final 4’ ne e dinim pak a shumë se kush do ishte dhe ishte vetëm një ndeshje që vendosi sot, Partizani-Elbasani, për mbijetesën ishin 5 skuadra në lojë.
Pra ishin tre ndeshje praktikisht që kishin vëmendjen maksimale.
Ishim të gjithë duke parë se çfarë po ndodh tek Skënderbeu-Bylis, Dinamo-Tirana dhe Vllaznia-Laçi që u mbajt 1-1 gjithë kohës dhe në rast të ndonjë rezultati të favorshëm në ndeshjet e tjera, ndoshta edhe Vllaznia mund të toleronte pak.