Alarm për valët e të nxehtit, 57 milionë fëmijë të prekur në Europën Perëndimore

Alarm për valët e të nxehtit, 57 milionë fëmijë

Miliona fëmijë në Europë janë ekspozuar ndaj valëve ekstreme të të nxehtit gjatë këtij viti, sipas një raporti të ri nga organizata “Save the Children”.

Të dhënat tregojnë se rreth 57 milionë fëmijë, ose 63% e popullsisë së fëmijëve në Europën Perëndimore, janë prekur nga temperaturat ekstreme në gjysmën e parë të vitit 2026.

Sipas raportit, kjo është shifra më e lartë e regjistruar në dy dekadat e fundit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 10 milionë fëmijë janë ekspozuar ndaj valëve të të nxehtit në gjashtë muajt e parë të vitit, një numër më i lartë se çdo vit i plotë që nga viti 1995.

Fëmijët i kanë treguar organizatës se temperaturat e larta kanë ndikuar në jetën e tyre të përditshme, duke u vështirësuar gjumin, duke ulur oreksin dhe duke ndikuar në gjendjen emocionale e sociale.

“Save the Children” paralajmëron se fëmijët janë ndër grupet më të prekura nga pasojat e ndryshimeve klimatike dhe valëve ekstreme të nxehtësisë.

EMISIONET