Drita me formacion ofensiv ndaj Florianas/ Ramadani kërkon kualifikimin në “Fadil Vokrri”

Drita do të zbresë me një formacion ofensiv në përballjen e kthimit ndaj Florianas, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas barazimit në ndeshjen e parë në udhëtim, “Intelektualët” kërkojnë vetëm fitoren për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garës evropiane.
Trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur të luajë me një qasje sulmuese, duke i dhënë Almir Ajzerajt rolin e numrit 10 në formacion.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku; Sheji, Pëllumbi, Salihu, Krasniqi; Dabiqaj, Abezaj, Limaj; Jashari, Bl. Krasniqi, Balaj.
Floriana: Cioletti; Spiteri, Drina, Kauan, Beerman, Kurtalic, Varela, D. Vella; Mbong, Gudelj, Dervisagic.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis nga ora 20:00./TELEGRAFI


