''Një ndër kampionatet më të bukur'', Kodra: Tirana mendoj se do jetë pjesë e Superiores
Trajnerja e Tiranës për femra, Daniela Kodra e ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se ky kampionat ka qenë një ndër më të bukurit.
Kodra: Besoj se ka qenë një ndër kampionatet më të bukura.
Duke parë se edhe ekipet kryesuese luftonin shumë se kush do qëndronte në katërshen e ‘Final 4’.
Gjithashtu edhe ekipet që ishin të rënditura poshtë, luftonin edhe ato për të qëndruar në Superiore.
Ka qenë një kampionat shumë i bukur që na ka mbajtur pezull.
Më vjen mirë që Tirana deri diku mendoj se do jetë pjesë e Superiores por gjithashtu më vjen edhe keq që e shikoj Tiranën në këtë listë.