VIDEO+EMRI/ Konflikti për pronën mes familjeve në Pukë përfundon me pl*gosjen e dy personave

VIDEO+EMRI/ Konflikti për pronën mes familjeve në Pukë

Një konflikt për motive pronësie mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës ka përfunduar me plagosjen e dy personave.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa një person është shoqëruar në komisariat.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ndodhi mes familjeve Shkreli dhe Istrefi, të cilat prej vitesh janë në konflikt për çështje pronësie.

Debati ka degjeneruar në dhunë, duke lënë të plagosur dy persona.

Pas ngjarjes, në Komisariatin e Policisë është shoqëruar Fatjon Shkreli, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe rolin e secilit prej të përfshirëve.

Policia vijon veprimet procedurale dhe pritet të japë informacion të plotë pas përfundimit të hetimeve të para.

EMISIONET