Gaz Demi veçon tifozët, ia dedikon titullin “zemrës” së klubit

Gaz Demi veçon tifozët, ia dedikon titullin

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi uron tifozët e kuq pak orë pas titullit të 17-të. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale nga klubi i kuq, Demi jep një mesazh të qartë për të gjithë:

FALEMINNDERIT!

Dua të uroj fillimisht gjithë ata që kontribuan në këtë titull të 17-të, gjithë familjen Partizani, nga i pari tek i fundit në klub… Por, sot në mënyrë të veçantë, dua të falenderoj dhe të uroj tifozerinë tonë të zjarrtë. Ky titull është për JU. Jeni shpirti, zemra dhe grinta e këtij ekipi KAMPION. Faleminderit që jeni sjellë në mënyrë korrekte gjatë gjithë sezonit, ashtu si i ka hije tifozerisë së kuqe. “Arena e Demave”, të hënën e 29 Majit ishte flakë e kuqe, ashtu si unë e kam ëndërruar që në startin e këtij projekti.
Jeni KAMPIONË EDHE JU! Jemi një familje…
Ju përqafoj të gjjthëve. Respekt maksimal, Gaz Demi! PMTP

EMISIONET