VIDEO/ Francë - Senegal, zhbllokohet rezultati në pjesën e dytë

Franca po luan me Senegalin sfidën e vlefshme për Grupin I të Botërorit 2026 në “MetLife Stadium” të New Jersey-t.
Të dy ekipet po zhvillojnë një përballje të fortë në ndeshjen hapëse të tyre në Kupën e Botës 2026, me pjesën e parë që ka përfunduar me rezultatin 0-0.
Në pjesën e dytë, në minutën e 66-të është Mbappe që merr një asist nga Olise dhe me të djathtën e dërgon topin në rrjetë, duke kaluar Francën në avantazh.
Rezultati Live:
Francë 1-0 Senegal
Mbappe 66′
Ngjarjet Kryesore:
68′ Nicolas Jackson lëshon një predhë brenda zonës, e cila përfundon në rrjetë, por pozicioni i tij ishte i parregullt.
66′ Goool Franca 1-0/ Mbappe merr një top në zonë dhe mposht Mendy. (VIDEO)
61′ Franca pretendon për penallti. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordon vetëm rivënie fundore. (VIDEO)
57′ Mbappe merr një top në zonë dhe godet menjëherë, por ndalet nga Mendy.
53′ Olise lëviz bukur në zonë dhe godet me të majtën, por tentativa e tij ndalet nga Mendy.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+7′ Mbyllet pjesa e parë!
45+6′ Mane hedh një top në zonë, por Sarr gabon rastin e pastër për të shënuar.
40′ Mane provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që ndalet pa probleme nga Maignan.
25′ Nicolas Jackson futet në zonë dhe godet, por topi përplaset në shtyllë.
1′ Starton sfida në Nju Jork!


