Favorit për të fituar çmimin “Golden Boy”, Lamine Yamal dominon me shifrat

Lamine Yamal me paraqitjet e tij për Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle në vitet e fundit e ka dëshmuar qartë se bën pjesë në kategorinë më elitare të lojtarëve në Evropë edhe ëhstë vetëm 17-vjeç.
Pas triumfit me Spanjën në Evropian, sulmuesi i ri i Barçës ka vijuar me formën e tij të mirë edhe në fillimin e këtij sezoni 2024-25.
Ai është adoleshenti me më shumë minuta në këmbët e tij në pesë ligat kryesore.
Sulmuesi i ri ka thyer pothuajse çdo rekord në lidhje me të rinjtë sezonin e kaluar, dhe tani duket se çmimet individuale janë diçka e zakonshme për të.
Nuk është rastësi që sulmuesi i Barcelonës është favorit absolut për të fituar çmimin Golden Boy këtë vit, duke marrë kështu nderin e të qenit lojtari më i mirë i ri në Evropë nga Jude Bellingham i Realit të Madridit.
Edhe pse është më i riu në listën me 25 lojtarë të publikuar nga Tuttosport, organizator i këtij çmimi, Lamine kryeson renditjen e publikuar nga Football Benchmark, e cila merr në konsideratë paraqitjet e lojtarëve si me klubin ashtu edhe me kombëtaren e tyre.
Në këtë renditje, "ylli" i Barcelonës pasohet nga mesfushori i Paris Saint Germain, Joao Neves, ndërsa podiumin e plotëson sulmuesi i Manchester United, Alejandro Garnacho.


