Çfarë diferencash me Shqipërinë! Kosova “kampione” në rajon edhe për shpërblimet e medalistëve

Çfarë diferencash me Shqipërinë! Kosova

Një arsye e fortë që shtyn sportistët të bëjnë mirë është edhe ana financiare, ose stimuli ekonomik që marrin nga institucionet sportive dhe qeveritare. Kosova arriti të nxjerrë 2 kampione olimpike në Lojërat e Tokyos për herë të parë në histori dhe në total e ka shkruar 3 herë emrin në librin e artë të medaljeve me Kelmendin, Krasniqin dhe Gjakovën.

Në këtë Olimpiadë, Kosova është kampione ne rajon me medaljet deri tani por edhe në aspektin financiar duket se nuk ka rivalë. Për të kuptuar sesa i ndihmon shteti këto sportiste elitare mjafton të shikojmë edhe shifrat që shpërblehen ata për medalje të arta jo vetëm në Olimpiada por edhe në Kampionate Botërore dhe Europiane.

Kështu sipas ligjit për shpërblimet sportive, Krasniqi dhe Gjakova do të shpërblehen me 100 mijë euro ndërsa trajneri i tyre, Kuka me 50 mijë euro dhe jo vetëm kaq. Kur këta sportistë dhe trajneri i tyre, do te marrin mbështetje të përhershme financiare pas moshës 45-vjeçare, këtë mbështetje ndoshta pak shtete mund ta kenë të sanksionuar me ligj.

Pra shihet qartë, që detyrimisht e krahasuar me Shqipërinë, Kosova është shumë më përpara nesh në këtë aspekt e jo më kot ka edhe kampionë olimpik dhe jo vetëm me ne por në rajon, dardanët janë shembull, të parët.

Për të kuptuar më shumë, mund të krahasojmë edhe shifrat e zbuluara nga REL.

Kosova shpërblen për medaljen e artë olimpike me 100 mijë euro, të argjendtë me 60 mijë euro, ndërkaq ajo e bronzit, shpërblehet me 40 mijë euro.

Shqipëria shpërblen për medalje të artë olimpike, me 82 mijë euro, të argjendtë me 57 mijë euro dhe të bronzit me 41 mijë euro.

Serbia shpërblen për medalje të artë olimpike me 70 mijë euro, të argjendtë me 60 mijë euro dhe të bronztë me 50 mijë euro.

Mali i Zi shpërblen për medaljen e artë me 35 mijë euro, të argjendtë me 30 mijë euro dhe të bronzit me 25 mijë euro.

Kroacia shpërblen për medaljen e artë me 27.600 euro, të argjendtë 17.300 euro dhe të bronzit 12.200 euro.

Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina nuk e kanë të rregulluar çështjen e shpërblimit të sportistëve që fitojnë medalje, por një vendim i tillë merret me vendim qeverie siç ishte rasti i kur Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të mërkurën vendosi që ta shpërblejë sportistin Dejan Georgievsi me 30.000 euro, pasi ai në Tokio fitoi medaljen e argjendtë në taekwondo.

Pra diferencat janë të qarta, një shtet i vogël si Kosova nxjerr sportistë elitarë të cilët di t’i trajtojë dhe di si t’i vlerësojë edhe më pas.

Përveçse pas moshës 45-vjeçare marrin mbështetje të përhershme financiare, gjithmonë për ata që kanë fituar medalje të arta, qoftë në gara ballkanike, e cila arrin në 800 euro, do të marrin menjëhere një pagë të përkohshme 4-vjeçare që shkon deri në 1000 mijë euro në varësi të kategorizimit të sportistëve.

EMISIONET