Europa League/ Pioli i beson Jovicit në majë të sulmit, ja si rreshtohet Milani kundër Rennes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2024, 18:09
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i beson serbit Luka Jovic rolin e titullarit në majë të sulmit në ndeshjen me Rennes, në transfertë, bë fazën e 1/16-ave të Europa League.
Një vendim i pritshëm bazuar edhe në rezulatin e ndeshjes së parë, të fituar 3-0 nga kuqezinjtë, dhe në faktin se sulmuesi nuk do të jetë i gatsëm për ndeshjen e radhës në Serinë A, për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Monzës.
Giroud është në stol, sikurse Chukëueze, Loftus-Cheek dhe Okafor.