Ekuadori shpall festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë në Botërorin 2026

Ekuadori shpall festë kombëtare pas fitores historike ndaj

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka njoftuar shpalljen e një dite pushimi kombëtar për të premten, më 26 qershor, në shenjë festimi për suksesin historik të kombëtares ekuadoriane në Botërorin 2026.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, kreu i shtetit falënderoi futbollistët dhe stafin teknik për arritjen e jashtëzakonshme, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e ekipit përballë kritikave dhe vështirësive.

“Faleminderit për gjithçka që keni bërë, pavarësisht kritikave, fyerjeve dhe momenteve të vështira”, shkroi Noboa, përpara se të përfundonte mesazhin me fjalët: “Nesër, ditë pushimi! Rroftë Ekuadori”.

Dekreti ekzekutiv që do ta bëjë zyrtar vendimin pritet të publikohet në orët në vijim.

Vendimi vjen pas fitores së madhe të Ekuadorit ndaj Gjermania me rezultatin 2-1 në ndeshjen e fundit të Grupit E të Botërorit 2026. Triumfi i siguroi ekuadorianëve kualifikimin në fazën e 1/16-ave të finales, duke shkruar një nga faqet më të rëndësishme në historinë e futbollit të vendit.

Botërori 2026 po zhvillohet për herë të parë në tre vende organizatore – Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja – si edhe me formatin e ri me 48 kombëtare pjesëmarrëse.

Fitorja ndaj Gjermanisë ka shkaktuar festime të mëdha në të gjithë Ekuadorin, me tifozët që e konsiderojnë kualifikimin si një nga arritjet më të rëndësishme të futbollit kombëtar në arenën ndërkombëtare.

EMISIONET