Ibrahimovic mahnitet nga talenti boshnjak Alajbegovic: Nuk më habiti goli, por personaliteti i tij

Një nga zbulimet më të mëdha të Botërorit 2026 mund të jetë emri i Kerim Alajbegović. Talenti i lindur në vitin 2007 ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv pas paraqitjes së shkëlqyer me Bosnjën dhe golit spektakolar të realizuar ndaj Katarit.
Mes atyre që kanë mbetur të impresionuar nga performanca e 18-vjeçarit është edhe legjenda suedeze Zlatan Ibrahimović, i cili nuk i kurseu vlerësimet për talentin e ri boshnjak. Sipas Ibrahimovićit, goli i bukur që bëri bujë në rrjetet sociale nuk është aspekti më i jashtëzakonshëm i lojës së Alajbegovićit.
“Të gjithë po flasin për golin, por për mua goli nuk është gjëja më e madhe. Ajo që më habiti më shumë është guximi i tij. Një 18-vjeçar në Kupën e Botës, nën presion dhe me miliona njerëz që e shikojnë, luan sikur të ishte pronari i stadiumit. Kjo është e rrallë”, deklaroi Ibrahimović.
Ish-sulmuesi suedez theksoi se talenti është i rëndësishëm, por nuk mjafton për të arritur majat e futbollit.
“Shumë lojtarë të rinj kanë talent. Talenti gjendet kudo. Por talenti pa personalitet nuk vlen asgjë. Kur pashë Kerimin, nuk pashë një djalosh që shpresonte të bënte një ndeshje të mirë. Pashë një futbollist që besonte se ishte më i miri në fushë”, shtoi ai.

