VIDEO/ 15 ditë nga koncerti i Kanye West në Shqipëri, mbërrijnë kamionët me tribunat

VIDEO/ 15 ditë nga koncerti i Kanye West në Shqipëri,

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja kujtoi se edhe 15 ditë nga ndajnë nga koncerti i Kanye West në Shqipëri.

“Numërimi mbrapsht ka nisur dhe Eagle Stadium po transformohet dita-ditës për të mirëpritur rreth 60 000 spektatorë në spektaklin më të madh muzikor që ka parë ndonjëherë Shqipëria”, shkroi ministri Gonxhja.

VIDEO/ 15 ditë nga koncerti i Kanye West në Shqipëri,

Kreu i MTKS-së përcolli në rrjetet sociale pamje me kamionët e parë me tribunat që kanë mbërritur si dhe nga ndërtimi i stadiumit që po avancon me ritme intensive.

Më 11 korrik Tirana bëhet epiqendra evropiane e muzikës, showbiz-it dhe kulturës me një produksion monumental, skenë gjigande, teknologji immersive dhe një eksperiencë që shkon përtej çdo koncerti të organizuar më parë në Shqipëri.

Koncerti i Kanye West do të zhvillohet më 11 korrik, në Eagle Stadium, në Kashar, stadium i cili po ndërtohet enkas për këtë event.

EMISIONET