Vëllai i Termet Peçit, Vojo, oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

Vëllai i Termet Peçit, Vojo, oficeri i antikrimit që rrethoi 10

Vëllai i deputetit Tërmet Peçi ka zaptuar 'Gjirin e Fshehur' në Porto Palermo. Edi Rama një vit më parë urdhëroi përjashtimin e policëve që zaptojnë hapësira publike, por për këtë rast nuk ka vepruar. Policia, Bashkia dhe Inspektorati i Territorit nuk guxojnë ta prekin…
Fiks një vit më parë, në zbatim të aksionit për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama i dha urdhër ish-Drejtorit të Policisë, Ilir Proda, të përjashtonte nga strukturat të gjithë ata punonjës policie që kishin zaptuar toka, troje, lulishte, trotuare e plazhe.

Një prej pushtuesve të territorit dhe plazhit në Himarë është oficeri i antikrimit, Vojo Peçi, vëllai i ish-kryebashkiakut të Tepelenës e aktualisht deputet i PS-së, Tërmet Peçi, i njohur si "ushtar" karagjoz i "komandantit" Edi Rama.

Oficeri Vojo Peçi ka zaptuar me forcë dhe ka rrethuar me gardh me tela me gjemba e portë hekuri, tamam si kamp përqendrimi, rreth 10 mijë m² territor e plazh publik në zonën e quajtur "Gjiri i Fshehur" në zonën ushtarake të Porto Palermos dhe po e shfrytëzon si plazh privat.

Këtë sipërfaqe bregdetare në Porto Palermo, Vojo Peçi nuk e ka pronë të trashëguar, sepse nuk ka lidhje me atë zonë, dhe as të blerë apo marrë me qira nga pronarët e shteti, por e ka zaptuar duke shfrytëzuar fuqinë si oficer i antikrimit dhe afërsinë e vëllait deputet me Edi Ramën.

Një gardh me tela me gjemba e dhunë të fortësh në Zvërnec, që kishte leje zhvillimi, irritoi qytetarët që e hoqën gardhin dhe prej më shumë se 3 javësh janë ngritur në protestë, duke i treguar kreut të qeverisë dhe bandës së tij se nuk ka më heshtje, tolerim e nënshtrim.

Dhe territorin e plazhin publik te Gjiri i Fshehur në Porto Palermo, oficeri Vojo Peçi e ka rrethuar me gardh e tela me gjemba dhe ka vendosur një portë hekuri, me roje me armë ilegale, tamam si bazë ushtarake e "ISIS".

Brenda territorit të rrethuar ka ndërtuar hotel e parking pa leje, ka vendosur bujtina e çadra plazhi me shezlongë, ku lejon vetëm ata që kalojnë pushimet atje dhe që paguajnë për plazh ditor, ndërsa qytetarët e turistët e huaj që kanë dashur të futen në plazhin e rrethuar janë përballur me kërcënime e dhunë të cubave të armatosur që ka vendosur oficeri Vojo Peçi.

Nuk e dimë nëse do ta çlirojnë qytetarët, por dihet që megjithë denoncimet e shumta, Bashkia Himarë, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit nuk guxojnë të heqin gardhin me tela me gjemba dhe portën e hekurt te plazhi i Gjirit të Fshehur në Porto Palermo.

Sepse për çlirimin e kësaj hapësire publike, për heqjen e gardhit, portës, çadrave e shezlongëve dhe prishjen e hotelit të Vojo e Tërmet Peçit, nuk ka dhënë urdhër "Komandanti" Edi Rama.

"Pamfleti" e ka denoncuar më 31 korrik 2025 pushtimin e kësaj hapësire bregdetare e plazhi, ndërsa sot po ia rikujtojmë kryepolicit Skënder Hita, ngaqë është zaptim hapësire publike me dhunë nga një oficer policie i antikrimit, vëllai i deputetit të PS-së.

Ndërsa banorët e zonës do të vendosin vetë nëse do ta shkulin gardhin dhe do çlirojnë plazhin publik nga ky pushtues që ka mbështetjen e kryeministrit./Pamfleti

EMISIONET