Tragjedia në Venezuelë prek familjen Messi, Antonela Roccuzzo apelon për ndihmë

Tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.5 që goditi Venezuelën të mërkurën ka tronditur opinionin publik në mbarë botën, duke shkaktuar qindra viktima dhe duke lënë mijëra familje pa strehë.
Mes personazheve të njohur që kanë reaguar ndaj kësaj katastrofe është edhe familja e yllit argjentinas Lionel Messi.
Bashkëshortja e kapitenit të Argjentinës, Antonela Roccuzzo, ka shprehur solidaritetin e saj me popullin venezuelian përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë njerëzit e prekur nga tragjedia e tmerrshme me të cilën po përballet Venezuela në këto momente”, shkroi Roccuzzo në postimin e saj.
Ajo shfrytëzoi gjithashtu platformën e saj për të promovuar një fushatë mbledhjeje fondesh në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, duke ftuar të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë
“Nëse mundeni dhe dëshironi të ndihmoni”, shtoi ajo, duke bashkëngjitur një lidhje për donacione në mbështetje të familjeve që kanë humbur gjithçka si pasojë e katastrofës natyrore.
Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit në Venezuelë vijojnë pa ndërprerje, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po mobilizohet për të ofruar ndihmë humanitare për zonat e goditura nga një prej fatkeqësive më të rënda natyrore që ka përjetuar vendi vitet e fundit.


