VIDEO/ Zip Line-i i ri i shton Belshit një tjetër atraksion turistik

VIDEO/ Zip Line-i i ri i shton Belshit një tjetër atraksion turistik

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte në Belësh ku përuroi hapjen e Zip Line-it të ri, duke e cilësuar atë si një tjetër arsye për të vizituar këtë destinacion turistik në zonën e Dumresë.

Koçiu theksoi se Zip Line-i, me një gjatësi prej 724 metrash, i shton një dimension të ri ofertës turistike të Belshit, duke kombinuar natyrën, aventurën dhe mikpritjen.

Zëvendëskryeministrja u shpreh se, investimi është pjesë e vizionit të Qeverisë shqiptare për zhvillimin e turizmit përmes infrastrukturës moderne dhe krijimit të atraksioneve të reja, të cilat synojnë të gjenerojnë më shumë mundësi për ekonominë lokale dhe promovimin e destinacioneve shqiptare.

Koçiu theksoi se, falë Programit të Rilindjes Urbane, Belshi është shndërruar në një destinacion atraktiv për vizitorët, ndërsa nënvizoi se me zbatimin e fazës së dytë të programit, Rilindja Urbane 2.0, transformimi i qytetit do të vijojë me të njëjtin ritëm.

Ajo shtoi se investimet e reja pritet të sjellin më shumë zhvillim, rritje të turizmit dhe mundësi të reja për komunitetin lokal.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani, bëri të ditur se kulla pranë Zip Line-it është konceptuar si një qendër informacioni për vizitorët.

Sipas Tafanit, objekti me pesë kate do të funksionojë si Info Point, ku turistët do të mund të njihen me informacion mbi Belshin, zonën e Dumresë, agroturizmin, bujqësinë, agropërpunimin dhe atraksionet që ofron kjo zonë.

Ai theksoi gjithashtu se Belshi vizitohet çdo ditë nga dhjetëra autobusë me turistë, duke e cilësuar rritjen e fluksit të vizitorëve si dëshmi të zhvillimit të destinacionit turistik.

EMISIONET