Correa po mendon largimin nga Inter, kupola zikaltër dëshiron të rikthejë Alexis Sanchez

Correa po mendon largimin nga Inter, kupola zikaltër dëshiron të

Në pritje që Pavard të zyrtarizohet tek Inter, po punohet se cila duhet të jetë pjesa e fundit që do të rregullohet në këtë sesion të merkatos. Joaquin Correa, pas 90′ në pankinë ndaj Monzas, ka filluar të marrë në konsideratë hipotezën e lamtumirës dhe të dëgjojë si ofertat që vijnë nga Spanja (ku kanë lëvizur dy klubet e Sevilla-s), ashtu edhe një nga Anglia (Bournemouth), për momentin zgjidhjet më të vlerësuara nga lojtari sesa hipoteza e Torinos.

Largimi i argjentinasit është thelbësor për të mbyllur një goditje që Marotta dhe Ausilio kanë tashmë në plan: Alexis Sanchez. Kiliani, i cili mbeti i lirë pas eksperiencës njëvjeçare në Marsejë, i ka gati valixhet për rikthimin në Milano dhe po pret vetëm dritën jeshile nga zikaltërit për të nënshkruar kontratën, e cila parashikon edhe një ulje të konsiderueshme të pagës.

Sanchez do të mbushë 35 vjeç, por ai e njeh mirë mjedisin, ka talent, përvojë ndërkombëtare dhe dëshirë për të vazhduar të luajë në Champions League dhe të luftojë për “Scudetton”.

Vitin e kaluar ai grumbulloi 44 paraqitje për Marseille, të pasuruara me 18 gola dhe 3 asistime, duke konfirmuar faktin se karriera e tij ende nuk ka hyrë në rrugëtimin e muzgut.

Inzaghi e sheh atë si njeriun ideal për të kompletuar sulmin dhe për të garantuar sasinë e golave ​​që “Tucu” ka shpërndarë me pikatore në dy sezonet e fundit. Pak më shumë se një javë ka mbetur për të përfunduar dy marrëveshjet.

EMISIONET