Bushi freskon Kombëtaren Shpresa, grumbullon disa emra interesantë
Alban Bushi ka oublikuar listën e Kombëtares Shpresa për sfidat miqësore të muajit mars me Poloninë dhe Azerbajxhanin. Në listën e Busht figurojnë 24 lojtarë mes prurjeve të reja dhe emrave të konfirmuar.
Bien në sy emra si Adrion Pajazit, Behar Ismaili, Endri Muhameti, Medon Berisha, Renaldo Torraj, dy vëllezërit Cristian e Stiven Shpendi apo edhe Dijar Nikqi, të gjithë lojtarë që premtojnë për një të ardhme të shkëlqyer.
Kombëtarja U-21 do të nisë grumbullimin të hënën për t’u nisur një ditë më pas drejt Antalias së Turqisë, aty ku do të zhvillojë edhe dy sfidat miqësore.
Miqësorja e parë e Shqipërisë U-21 do të jetë kundër Azerbajxhanit më 23 mars, ndërsa miqësorja tjetër do të jetë ajo kundër Polonisë, më 27 mars.
Eliminatoret e Kampionatit Europian për Kombëtaren U-21 do të nisin në muajin shtator, teksa Shqipëria është shortuar në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.